Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erion Veliaj në seancën në Administrative, kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Dados si prokuror

Erion Veliaj në seancën në Administrative, kërkon

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit në Gjykatën Administrative, ku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të prokurorit Ols Dado.

Veliaj, i cili ndodhej në qeli, u shfaq në publik për herë të parë pas seancës në Gjykata Kushtetuese më 31 tetor 2025. Ndërkohë, Dado nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij.

Padia e kryebashkiakut është drejtuar ndaj Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe vetë prokurorit Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008, të firmosur nga Bamir Topi.

Sipas kërkesë-padisë, emërimi i prokurorit është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret e nevojshme, përfshirë përfundimin e Shkolla e Magjistraturës.