Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erion Braçe denoncon skandalin me aktivistin socialist që u nda nga jeta sot

Erion Braçe denoncon skandalin me aktivistin socialist që u nda nga

Gugash Kamberi, aktivisti i Partisë Socialiste në Tiranë, është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të sëmundjen që vuante. Lajmin e ka dhënë, deputeti socialist Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Kamberi ka dhënë një kontribut të çmuar për Partinë Socialiste, teksa sipas tij, e ka ndihmuar edhe në zgjedhjet e fundit, pavarësisht se ishte i paralizuar.

Por Braçe ka denoncuar edhe skandalin që lidhet me Postën Shqiptare. Sipas ligjvënësit, postieri ka dorëzuar pensionin familjarëve të Kamberit dhe më pas është rikthyer që ta marrë mbrapsh. Deputeti shkruan se një akt i tillë është i turpshëm dhe aspak njerëzor.

"GUGASH KAMBERI ISHTE NJE BURRE,


NJE PRIND, NJE GJYSH, I MIRE-MBETI I TILLE,

Nje jete e tere e ndertuar permes punes, nderit, dinjitetit, miresise, semundjes qe e kufizoi por dhe jo;


GUGASH KAMBERI ISHTE NJE SOCIALIST;

Ne krye te nje familje qe na ka mbeshtetur pafund;

Edhe une e mora mbeshtetjen ardhur ne Tirane, prej tij dhe familjes se tij;

Ashtu i paralizuar nuk mungoi dhe erdhi ne qendren e votimit nje vit me pare, VOTOI edhe nje here; mua me mahnit forca e vendosmeria e te tille njerezve; MBI TE GJITHA ME BEN PERGJEGJES NDAJ TYRE, FAMILJEVE TE TYRE!

Dua ta ngushelloj FAMILJEN KAMBERI, gjithe te dashurit dhe miqte e tyre tek 5✋sa, 9ta e kudo qe jane!

GUGASH TE QOFTE I LEHTE DHEU NE GJOKS;


U KUJTOFSH E NDEROFSH SIC ISHE-I MIRE!

Mesova nga familjaret qe sot ishte paraqitur ne familje postieri e kishte dorezuar PENSIONIN-te ardhurat; tani ne dreke ishte paraqitur perseri dhe kish kerkuar mbrapsht PENSIONIN-te ardhurat;

Nuk e di ku e gjeni kurajon te beni kete ne nje dite si kjo?!

Ka qene gjalle ne MARS! Ishte gjalle edhe sot ne 1 PRILL!", shkruan Braçe./dritare.net