Pirro Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike
Dritare.net

Në një reagim të fundit lidhur me debatet brenda Partisë Socialiste, deputeti socialist Pirro Vengu ka theksuar se Shqipëria ka çështje shumë më të rëndësishme sesa hatërmbetjet personale.
“Ne këtë vit sfidash ndërkombëtare, hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi,” tha Vengu, duke shtuar se vendi ka nevojë për pjekuri kombëtare dhe për fokus tek prioritetet e qytetarëve.
Ai shtoi se debatet e brendshme janë normale dhe nuk ka koment për deklaratat e znj.
Spiropali apo kolegut të tij, Braçe, lidhur me kandidaturat për Tiranën.
“Nuk ka asgjë të pazakontë që dikush të jetë i gatshëm për të kandiduar,” theksoi Vengu.
Sipas tij, media duhet të përqendrohet tek problemet reale që përballen qytetarët, si rritja e çmimeve, çmimi i naftës dhe ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare në jetën e përditshme, dhe jo tek detaje periferike si kush u ul në një karrige ministri.
“Çfarë është më e rëndësishme për publikun? Ku u ul dikush dhe çfarë tha, apo çfarë punësh po bëhen për qytetarët?” përfundoi Vengu.