Na ndiqni edhe në

Sport

Video/ Tifozët e Kosovës dhe Turqisë festojnë së bashku në Prishtinë

Video/ Tifozët e Kosovës dhe Turqisë festojnë së

Paçka se në fushë do të jenë rivalë, atmosfera në rrugët e Prishtinës ka qenë festive, ku tifozët e Kosovës dhe Turqisë janë parë duke festuar së bashku para nisjes së ndeshjes. Mbështetësit e të dyja skuadrave kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke kënduar, brohoritur dhe bërë foto së bashku.

Në mesin e tifozëve nuk kanë munguar flamujt simbolikë, si ai i Ushtria Çlirimtare e Kosovës, flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës, ndërsa rrugët pranë stadiumit janë mbushur me mbështetës që presin me entuziazëm fillimin e sfidës.

Ndërkohë, hyrja e tifozëve në Stadiumi Fadil Vokrri vijon normalisht, ndërsa forcat e sigurisë kanë marrë masa për mbarëvajtjen e ndeshjes. Të dyja skuadrat kanë mbërritur tashmë në stadium, ku pritet një atmosferë elektrizuese për këtë përballje të shumëpritur./K.C/dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)