Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasja me Spiropalin në mbledhjen e PS. Ja çfarë thotë Rama!

Përplasja me Spiropalin në mbledhjen e PS. Ja çfarë

Kryeministri Edi Rama shprehu zhgënjimin ndaj mediave, duke i akuzuar se i kushtuan vëmendje debateve gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, në vend që të fokusoheshin te diskutimet mbi reformat dhe problematikat konkrete. Deklaratat Rama i bëri gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në njësinë nr. 7 në Tirana, ku komentoi raportimet mbi përplasjen me Spiropalin gjatë mbledhjes së fundit të grupit parlamentar. Gjatë mbledhjes kishte pasur një debat mes Elisa Spiropalit dhe ministres Erjona Ismaili, ku kishte ndërhyrë edhe vetë Rama, duke iu drejtuar deputetes me fjalët: “Mos më detyro të të nxjerr jashtë.”

Kryeministri tha sot se mediat u fokusuan vetëm te kjo situatë, duke anashkaluar diskutimet e gjata mbi çështje të rëndësishme për qytetarët.

“Ishte spektakolare dhe e pabesueshme që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, ku diskutojmë për orë të tëra çështjen e pronave, shërbimin e kadastrës, reformën administrative territoriale dhe shumë problematika të tjera dhe në fund mediat raportojnë vetëm çfarë i tha Edi Rama njërit dhe çfarë i tha tjetrit,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se qytetarët presin informacion mbi çështje konkrete që ndikojnë në jetën e tyre, si problemet me pronat, shërbimet publike apo rritja e çmimeve.

“Shqetësimi nuk është ky. Njerëzit kanë votuar dhe duan të dinë gjëra të tjera. Janë të shqetësuar për çështje reale, siç është edhe çmimi i naftës,” deklaroi kryeministri./K.C/dritare.net