Stacioni i parë, Hëna. Stacioni i radhës, Marsi? Pse misioni NASA-s ka rëndësi
Dritare.net

Sot, Nasa po përgatitet të nisë misionin Artemis II, duke dërguar katër astronautë drejt Hënës. Ky udhëtim rreth satelitit tonë natyror është hapi i parë drejt një uljeje të re lunare dhe ndërtimit të një baze në Hënë, duke krijuar një stacion provë për jetesën dhe punën në hapësirë për të ardhmen.
Programi Artemis, që ka kushtuar deri tani rreth 93 miliardë dollarë dhe ka përfshirë mijëra njerëz, synon të sigurojë burime të vlefshme, si ujin dhe elementë të rrallë, dhe të përmirësojë teknologjitë për jetesën në planete të tjera. Misioni gjithashtu shërben për të ruajtur pozicionin amerikan në garën hapësinore, ku Kina po zhvillon programin e saj hapësinor.
Shkencëtarët shpresojnë që misionet Artemis të sjellin njohuri të reja për Hënën, e cila mban në vetvete histori 4.5 miliardë vjeçare të Tokës, dhe të frymëzojnë gjeneratat e reja për karrierë në shkencë, teknologji dhe inxhinieri.
Në të ardhmen, Hëna mund të shndërrohet në hapësirën testuese për udhëtimet drejt Marsit dhe planetëve të tjerë, duke u bërë baza e parë për eksplorim të sigurt dhe të qëndrueshëm hapësinor./K.C/dritare.net