Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nesër ndryshon ora!

Nesër ndryshon ora!

Nesër, më 29 mars hyn në fuqi ora verore dhe akrepat do të lëvizin 60 minuta përpara. Ndryshimi do të ndodhë në orën 02.00 të mëngjesit.

Në praktikë, të dielën në orën 02:00, akrepat do të zhvendosen në 03:00, ç’ka do të thotë se qytetarët do të humbasin një orë gjumë, por do të shijojnë më shumë orë me ditë dhe diell.


Propozimi për ndryshimin e orës u bë për herë të parë në Paris në vitet 1700, nga Benxhamin Frenklinn, si një projekt për të ulur koston e energjisë. Propozimi u nxit nga revolucioni industrial në Angli dhe u vu në zbatim 1916, në disa vende evropiane duke nxitur njerëzit të ngrihen herët dhe të shpenzojnë llambat e naftës vetëm në darkë kush shkonin për të fjetur.

Ora verore do të qëndroje deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur rikthehet ora dimërore.