Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rritet nafta, ja sa tregtohet nga sot!

Rritet nafta, ja sa tregtohet nga sot!

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e hidrokarbureve të cilat pësojnë një rritje të ndjeshme dhe arrijnë nivelin më të lartë që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme. Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan dhe duke nisur nga sot, nafta nga 203 lekë/litri që ishte do të tregtohet me 218 lekë/litri, duke pësuar një rritje me plot 15 lekë. Çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Rritet nafta, ja sa tregtohet nga sot!


Ndërkohë, benzina ka pësuar një rritje me 6 lekë. Nga 175 lekë litri, tashmë do të tregtohet me 181 lekë/litri. Ndërkohë që i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër. Bordi u mblodh këtë paradite dhe çmimet e reja i njoftoi vetëm 5 minuta para orës 10:30, kur edhe u fut në fuqi vendimmarrja e re.


Subjektet e tregtimit të hidrokarbureve të cilat nuk i respektojnë çmimet e vendosura nga bordi, gjobiten, deri në pezullim të licencës nëse nuk reflektojnë.

"Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg", thuhet në njoftim.


Bordi i cakton çmimet duke marrë në konsideratë bursën, vlerën në zhdoganim, koston e transportit dhe fitimin e kompanive, që do të jetë 3 lekë për shumicën dhe 12 lekë për litër për pakicën.

Në mbledhjen e parë të zhvilluar më 26 mars, Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimet. Nga 214 lekë për litër, një çmim që qëndroi për gati 1 javë, u ul në nivelin e 203 lekë për litër. Ndërsa benzina nga 199 lekë për litër u ul në 175 lekë për litër, por me vendimmarrjen e re të Bordit të Transparencës tashmë çmimet rriten.