Na ndiqni edhe në

Sport

Sylvinho largohet nga Kombëtarja Shqiptare pas humbjes me Poloninë?!

Sylvinho largohet nga Kombëtarja Shqiptare pas humbjes me Poloninë?!

Humbja 2–1 ndaj Polonisë në Varshavë duket se shënoi fundin e periudhës së Sylvinhos si trajner i Kombëtares Shqiptare. Edhe pse kontrata e tij zgjaste deri në korrik 2026, pas këtij rezultati një zgjatje e mëtejshme duket e pamundur.

Braziliani kishte marrë drejtimin e kuqezinjve në fillim të vitit 2023 dhe kontrata iu zgjat me 6 muaj pas sigurimit të Play-Off-it për Botërorin 2026. Ai do të qëndrojë në stol edhe për sfidën e ardhshme ndaj Ukrainës, më 31 mars, që nuk do të ndikojë në fatin e tij.

Rrugëtimi i Sylvinhos do të përfundojë zyrtarisht në korrik, ndërsa në qershor Kombëtarja ka dy ndeshje miqësore, të cilat do të jenë momentet e fundit të brazilianit nën drejtimin e kuqezinjve.

Megjithatë, periudha e tij do të mbahet mend për rritjen e imazhit të ekipit dhe kualifikimin për herë të dytë në Kampionatin Evropian 2024, edhe pse ëndrra e Kupës së Botës mbetet ende e paplotësuar dhe sfida kryesore e pasardhësit të tij./K.C/dritare.net