Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne, në protestë. Dita e kryengritjes së madhe!
E Hënë 30 Mars 2026, 19:07
Dritare.net

Gjatë fjalës së tij në Foltoren para Kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën kombëtare që do të zhvillohet më 17 prill. Sipas tij, kjo protestë ka për qëllim t’i tregojë kryeministrit Edi Rama vendin që ai meriton.
Berisha gjithashtu njoftoi se foltoret e radhës të Partisë Demokratike, që zhvillohen çdo të hënë, do të nisën në orën 19:00.
“Me 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore. Ftoi qytetarët mbarë Shqipërisë të bashkohen, t’i themi Ramës se vendi yt është para ligjit. Të hënën tjetër, në orën 19:00 në këtë shesh, përsëri për t’i marrë fytyrën atij që nuk ka fytyrë”, u shpreh Berisha./K.C/dritare.net