Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama: Nevojë për ristrukturim të punës!

Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama: Nevojë për

Partia Socialiste ka nisur një fazë të re riorganizimi dhe rienergjizimi të strukturave në kryeqytet, me synimin për të përgatitur organizatën për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe kombëtare.

Në kuadër të këtij procesi, u zhvillua sot mbledhja e Asamblesë së Njësisë Administrative nr. 2 në Tiranë dhe prezantimi i ekipit drejtues për këtë njësi. Takimin e ndoqi Kryeministri Edi Rama, i cili vuri theksin mbi intensifikimin e komunikimit me qytetarët për punët e kryera dhe ato që janë në plan, duke përfshirë pagat, pensionet, ekonominë dhe masat e ndërmarra për të përballuar rritjen e çmimeve të naftës si pasojë e konfliktit në Iran.

“Ne kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Siç e dini, ne fitoret tona i projektojmë dhe përgatisim duke marrë kohë dhe shumë më parë sesa gjithë të tjerët. Ne kemi parë nevojën që të bëjmë një ristrukturim të punës në bashkinë e Tiranës”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se riorganizimi i punës nuk duhet bërë vetëm formalisht, por të jetë ripërtëritje e mirëfilltë për të korrur rezultate.

“Është shumë e rëndësishme që në këtë proces ku do të bëjmë zgjedhjet e kryetarit të organizatave, ripërtëritjen e organizatës, të mos bëjmë diçka formale, por të bëjmë diçka që është tamam si një bisedë në shtëpi. Shpresoj ta bëjmë mirë këtë punë sot sepse e kemi mësuar këtë gjë që kur përgatitemi mirë dhe në kohë, dalim shumë mirë në rezultat . kur i lëmë ca gjëra zvarrë, nuk rikuperohen më se s’të lë koha”, tha Rama./K.C/dritare.net