Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama debat me Spiropalin në mbledhjen e PS-së

Rama debat me Spiropalin në mbledhjen e PS-së

Mbledhja e grupit parlamentar të PS me ministrat ka prodhuar një përplasje mes Erjona Ismailit ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish ministre e këtij diktasteri dhe ish ministre e Jashtme.

Burime për mediat treguan dinamikën e sherrit ku është përshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Kur ministria Ismaili ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali ka nisur të qeshë.


Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”.

Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Të njëjtat burime tregojnë se Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “nuk ndërhyn dot teksa po flet Erjona”.

Përplasja mes ministres dhe ish-ministres nuk ka mbaruar me kaq, pasi Spiropali ka këmbëngulur në kërkimin ndjesë nga Ismaili.

Burimet thanë se në këtë moment ka ndërhyrë sërish kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “mos më provoko të të nxjerr përjashtë”.

Situatën në fund e ka qetësuar Erion Braçe i ulur pranë Spiropalit.

Ky debat vjen një javë pas debatit në distancë mes Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit, për mungesën e ish shefes të diplomacisë shqiptare në votimin e kërkesës së SPAK në kuvend për Belinda Ballukun.

Deklarata e Taulant Ballës se “nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar, do të pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, Elisa Spiropali iu përgjigj me një koment në Facebook ku shprehte gatishmërinë dhe dakordësinë e diskutimit në grup të mungesës së saj në seancë.

“Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë” shkruante Spiropali.

Por kjo nuk ndodhi sot në këtë mbledhje të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist me ministrat./TCH