Foto/ Mblidhet Asambleja e PS e Njësisë nr.2 në Tiranë, Rama dhe Klosi prezantojnë ekipin e ri drejtues
Dritare.net

Pasditen e sotme u mblodh Asambleja e Partisë Socialiste e Njësisë nr.2 në Tiranë, nën thirrjen e sekretarit të përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.
Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa u prezantuan edhe dy të deleguarit e Njësisë 2.

Në këtë njësi, Partia Socialiste ka vendosur ekipin e ri drejtues politik, që përbëhet nga Gent Gazheli, Olta Manjani, Delina Ibrahimaj dhe Blendi Klosi, të cilët do të punojnë së bashku për të realizuar objektivat e kryeministrit Rama.
Takimi i sotëm vjen një javë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku u bënë ndryshime të shumta në drejtuesit politikë në qarqe, dhe pas një serie takimesh të kryeministrit dhe ministrave të kabinetit.
Ndërkohë, ditën e nesërme, kryesocialisti Edi Rama do të zhvillojë një takim me Grupin Parlamentar të PS-së dhe ministrat e qeverisë në Pallatin e Kongreseve, për të diskutuar mbi strategjitë dhe prioritetet e ardhshme të partisë./K.C/dritare.net