Kujtojmë Lefter Talon, patriotin minoritar që dha jetën për Shqipërinë
Dritare.net

Nga Ardit Bido
Më 29 mars 1944 ai ra dëshmor në Margëlliç, duke mbetur përjetësisht një nga figurat që mishërojnë sakrificën për liri.
I lindur në fshatin Hajdëraga, sot Lefter Talo, pjesë e komunitetit minoritar të zonës, u formua me vlera të forta. Studimet në Greqi dhe më pas në Normalen e Elbasanit e përgatitën për rrugën që do ta çonte drejt sakrificës.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në luftimet në jug të vendit, nga Konispoli deri në thellësi të territorit, në përballje me pushtuesit nazifashistë.
“Shqiptarët, të cilët me plot të drejtë konsiderohen si fisi më i vjetër dhe kombi më i ri i Ballkanit, shqiptarët, të cilët i përmend edhe Homeri në faqet e librave të tij, …dhe nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit bënë rezistencën më të vendosur dhe më të lavdishme kundër pushtuesve turq…”
Kështu shkruante Lefter Talo për historinë dhe për kombin shqiptar, duke dëshmuar jo vetëm ndjenjën e tij ndaj atdheut, por edhe përkushtimin ndaj vlerave të popullit tonë.
Sot, emri i Lefter Talos mbetet pjesë e pandashme e historisë dhe identitetit tonë.