Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-luftëtari i UÇK-së lexoi kërkesat e protestuesve, Rama: Deklaratë e koordinuar, lidhje me Iranin!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas leximit të kërkesave të protestuesve nga ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, gjatë tubimit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e lidhi praninë e Goxhajt me pretendimet e tij të mëhershme për ndikim iranian në protestë, duke iu referuar deklaratave publike të këtij të fundit në mbështetje të regjimit të Teheranit.


“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkruan Rama në postimin e tij./K.C/dritare,net