Dita e 23-të e protestës. Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Monday 22 June 2026, 19:07
Dritare.net

Ka nisur protesta e 23-të në Tiranë, e cila prej më shumë se tre javësh po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme nga qytetarë të ndryshëm.
Ashtu si në ditët e mëparshme, edhe sot një pjesë e protestuesve janë mbledhur fillimisht në sheshin "Skënderbej”, ndërsa një tjetër grup është pozicionuar para Kryeministrisë, ku zakonisht mbahen fjalimet dhe deklaratat kryesore të protestës.
Grumbullimi i qytetarëve ka nisur në orën 19:00, sipas njoftimeve të bëra më herët për ndryshimin e orarit të protestës. Pritet që edhe sot të vijojë itinerari dhe aktiviteti i njëjtë si ditët e tjera, me fjalime dhe thirrje nga pjesëmarrësit në drejtim të qeverisë dhe figurave politike./K.C/dritare.net