Rama: Nisim takimet me qytetarët në të gjithë Shqipërinë!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama në Podcastin e tij flasim paralajmëroi një cikël të gjerë takimesh në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se këto takime do të shërbejnë për të diskutuar momentin aktual të vendit, punët e nisura gjatë mandatit të katërt qeverisës, si dhe projektet që pritet të nisin në vijim. Ai theksoi rëndësinë e dëgjimit të qytetarëve si pjesë thelbësore e këtij procesi.
"Dhe në funksion të organizimit, që si gjithmonë ne e nisim me kohë për atë që do të jetë fitorja e ardhshme shembullore e Partisë Socialiste vitin e ardhshëm në zgjedhjet vendore. Në këto takime do të flasim për punët e Shqipërisë, do të flasim për çka po ndërtojmë, do të flasim për çka shohim si pengesa për t’u kapërcyer. Do të flasim për gjithçka që njerëzit do të duan të ndajnë me ne apo duan të dëgjojnë nga ne. Dhe patjetër do të ndajmë me njerëzit ato që janë sfida tërësisht të përbashkëta, ku natyrisht përgjegjësia kryesore i takon, dhe s’ka sesi të jetë tjetër, qeverisë", u shpreh kreu i qeverisë./L.F-dritare.net