Robert De Niro për Donald Trump: Kërcënim për lirinë, duhet ndalur tani
Dritare.net

Aktori i njohur Robert De Niro ka sulmuar presidentin amerikan Donald Trump gjatë protestës “No Kings” në New York, duke e cilësuar atë si një “kërcënim ekzistencial për liritë dhe sigurinë”.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare si Reuters dhe The Guardian, De Niro deklaroi para protestuesve se “ai duhet ndalur tani”, duke i bërë thirrje qytetarëve për reagim dhe angazhim aktiv.
“Nuk mund të rrimë si të jemi duke parë në një film. Duhet të veprojmë, dhe duhet të veprojmë tani.”
Demonstrata në Nju Jork ishte pjesë e një vale protestash në mbarë SHBA-në, ku mijëra tubime u organizuan në të gjitha shtetet kundër politikave të administratës Trump, përfshirë emigracionin, luftën në Iran dhe shqetësimet për prirje autoritare.
Gjatë fjalës së tij, De Niro theksoi se thirrjet e turmës “No Kings” në thelb përkthehen si kundërshtim ndaj vetë Trumpit, duke e akuzuar atë për tendenca drejt një drejtimi autoritar të vendit.
Protestat, të cilat sipas disa vlerësimeve kanë mbledhur miliona pjesëmarrës në mbi 3 mijë lokacione, konsiderohen ndër mobilizimet më të mëdha kundër administratës aktuale.
Nga ana tjetër, presidenti Trump i ka minimizuar protestat, duke i cilësuar si të vogla dhe joefektive, ndërsa ka theksuar se nuk është “mbret”, por një lider që punon për përmirësimin e vendit./L.F