Sonte ndeshja Ukrainë-Shqipëri. Mbyllet pjesa e parë, pa gola
E Martë 31 Mars 2026, 21:09
Dritare.net

Sot në orën 20:45 në stadiumin e Levantes në Valencia po luhet miqësorja mes Ukrainës dhe Shqipërisë. Pas humbjes 2-1 kundër Polonisë në Varshavë pesë ditë më parë, kuqezinjtë janë jashtë garës për një vend në grupet e Kupës së Botës 2026. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim 0-0.
Sfida e sotme mund të jetë e fundit për trajnerin Sylvinho në stolin e Shqipërisë, pasi braziliani ka kontratë me FSHF-në deri në muajin korrik të këtij viti, ndërsa Kombëtarja do rikthehet sërish në fushë në muaj shtator për Ligën e Kombeve./dritare.net