Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në LDK

Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që Lumir Abdixhiku të vazhdojë si kryetar i partisë, pavarësisht dështimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku ia ofroi dorëheqjen Kuvendit të partisë të shtunën. Megjithatë, në votimin e fshehtë nga delegatët u vendos që Abdixhiku të vazhdojë ende si kryetar i partisë.

Në votim 164 delegatë votuan kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ndërsa 136 pro.

Pas dështimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku LDK-ja siguroi vetëm 15 ulëse në Kuvend, Abdixhiku pati njoftuar se do ta ofrojë dorëheqjen në Kuvend e se më pas kuvendarët do të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo. Por dorëheqjen si akt të kryer e pati cilësuar anëtari i Kryesisë, Avdullah Hoti, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar.

Me Abdixhikun në krye, LDK-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori vetëm 13 për qind./L.F-dritare.net