Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekskluzive/Jagland i shkruan Epstein: Kam qenë në Tiranë, vajza të bukura!

Ekskluzive/Jagland i shkruan Epstein: Kam qenë në Tiranë, vajza

Një email i datës 25 maj 2012 tregon se Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë kohë, i ka shkruar Jeffrey Epstein, duke i treguar se kishte qenë në Tiranë.

Ekskluzive/Jagland i shkruan Epstein: Kam qenë në Tiranë, vajza
Email i datës 25 maj 2012

Në mesazhin elektronik, Jagland shkruan:
“Kam qenë në Tiranë vajza të bukura.”

Email-i është dërguar një ditë pas vizitës zyrtare të Jagland në Shqipëri- informon dritare.net

Kush është Thorbjørn Jagland

Jagland ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, institucioni paneuropian që mbikëqyr demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në 47 vende. Ai ka qenë gjithashtu ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë- informon dritare.net

Ekskluzive/Jagland i shkruan Epstein: Kam qenë në Tiranë, vajza
Jeffrey Epstein


Kush ishte Jeffrey Epstein


Jeffrey Epstein ishte financier amerikan, i cili më vonë u bë i njohur ndërkombëtarisht për akuzat dhe dënimet për abuzim seksual dhe trafikim të të miturave, si dhe për lidhjet e tij me figura të fuqishme politike, akademike dhe financiare në SHBA dhe Europë. Ai vdiq në burg në vitin 2019, në rrethana të diskutueshme.


A ka qenë Jagland në Tiranë?


Sipas burimeve publike dhe arkivave zyrtare, Jagland ka qenë realisht në Tiranë më 24 maj 2012, në kuadër të një vizite institucionale.

Gjatë kësaj vizite ai ka zhvilluar takime zyrtare me Edmond Haxhinaston, ministër i Jashtëm i asaj kohe, Sali Berisha kryeminister dhe Bamir Topi, president i asaj kohe.


Çfarë nuk dihet

Email-i nuk jep asnjë detaj mbi takime private apo aktivitete jashtë agjendës zyrtare. Komenti i bërë në komunikimin privat me Epstein është personal dhe nuk shoqërohet me shpjegime apo kontekst shtesë. Ai mund të jetë vezhgim personal, por dërguar një rektrutuesi vajzash të vogla per t’i përdorur nga elita botërore, ky mail me siguri e ka nië histori që vazhdon. / dritare.net