Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Burri e la për një vajzë shqiptare. Çfarë zbulojnë emailet e reja të Epstein!

Burri e la për një vajzë shqiptare. Çfarë

Vijojnë të dalin në dritë email-e të reja që i atribuohen financierit amerikan Jeffrey Epstein, ku përmenden vajza shqiptare. Email-i i fundit, i gjetur dhe publikuar nga Dritare TV, daton në nëntor të vitit 2013 dhe përmban komente personale, gjuhë fyese dhe përshkrime të marrëdhënieve mes disa personave.

Në mesazh, Epstein i referohet një “vajze shqiptare”, të cilën e përshkruan në mënyrë denigruese, duke pretenduar se ajo ka qenë arsyeja pse një burrë e kishte lënë bashkëshorten e tij dhe se ajo nuk e lejonte atë të kishte kontakt me fëmijën e tij. Në të njëjtin email përmenden edhe telefonata, xhelozi dhe akuza për sjellje personale, pa ofruar prova apo fakte të verifikueshme.

Publikimi i këtyre email-eve vazhdon të ngjallë interes dhe debat, ndërsa hedh dritë mbi gjuhën, mentalitetin dhe rrjetin shoqëror të Epstein, një figurë që mbetet në qendër të një prej skandaleve më të rënda të dekadave të fundit, që mesa duket ka përfshirë dhe vajza shqiptare./L.F-dritare/net

Burri e la për një vajzë shqiptare. Çfarë