Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria hedh një hap të rëndësishëm në negociatat me BE

Shqipëria hedh një hap të rëndësishëm në

Shqipëria ka shënuar një tjetër moment kyç në procesin e integrimit europian. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të BE (COREPER) ka autorizuar Presidencën Daneze të Bashkimit Evropian që të ftojë zyrtarisht Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin Negociues për Grupkapitullin 5, që përfshin Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin.

Ky hap i rëndësishëm vjen në vazhdën e progresit të vazhdueshëm të vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe shënon fillimin e përgatitjeve konkrete për negociatat për këto kapituj tematikë.

Kryeministri Rama e cilësoi vendimin si një tjetër provë e besimit të BE-së ndaj reformave të ndërmarra nga Shqipëria dhe një inkurajim për të vijuar me përkushtim në rrugën europiane./L.F-dritare.net