
Shqipëria hap kufijtë për turistët/ MPJ: Pa kufizime, nuk do të kërkohet asnjë dokument i veçantë!
E Shtunë 5 Qershor 2021, 11:11
Dritare.net
Ministria e Jashtme njofton të gjithë qytetarët shqiptarë e të huaj se kufijtë e Shqipërisë do të jenë plotësisht të hapur për të pritur turistët, gjatë sezonit turistik.
Në një njoftim në “Facebook”, Ministria thekson se të gjithë turistët mund të vizitojnë Shqipërinë pa asnjë kufizim në hyrje, pra pa test kovidi dhe pa ndonjë dokument tjetër të veçantë.
"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar ✈️Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë", shkruan ministria në njoftimin e saj./dritare.net

















