Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Studimi: Check-Up ndikoi në jetëgjatësinë e shqiptarëve

Studimi: Check-Up ndikoi në jetëgjatësinë e shqiptarëve

Instituti i Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër ka vlerësuar kontrollin bazë shëndetësor Check-Up dhe ligjin antiduhan në Shqipëri si dy nisma mjaft pozitive që kanë ndikuar në jetëgjatësinë e shqiptarëve. Sipas statistikave dëshmohet se jetëgjatësia e shqiptarëve është rritur me 2.5 vite, duke ulur ndjeshëm rastet me sëmundje kardiovaskulare; hipertensionin dhe duhanpirjen.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë studim në rrjetet e tij sociale, duke premtuar se mosha pëtr Check Up falas do të zgjerohet.

“CHECK UP-i mes KËNETËS që e zhyti në llumin e akuzave të saj dhe SHKENCËS që e paska ngritur në nivelin e fakteve të saj.

Instituti i Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër ka vlerësuar kontrollin bazë shëndetësor dhe ligjin antiduhan në Shqipëri, si dy nisma mjaft pozitive të ndërmarra nga qeveria, pasi statistikat tregojnë se falë tyre jetëgjatësia e shqiptarëve është rritur me 2.5 vite, duke ulur ndjeshëm rastet me sëmundje kardiovaskulare; hipertensionin dhe duhanpirjen.

Profesorët e demografisë nga shkolla londineze e ekonomisë ishin pjesë të Kongresit të I-rë Kombëtar të Shkencave të Shëndetit organizuar nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, ku ata sugjeruan fort që CHECK UP-i duhet të vijojë të zgjerohet edhe më tej duke u integruar brenda sistemit primar, në mënyrë që qytetarët të përfitojnë edhe më shumë

Ne e kemi bërë publik qëndrimin tonë prej disa kohësh: CHECK UP-i do të zgjerohet edhe me kërkesë të më te moshuarve, por integrimi i tij në sistemin primar është shumë ide e mirë”, shkruan kryeministri Edi Rama./L.F-dritare.net