
Xhaferaj: Berisha nuk është zgjidhja, por problemi i PD!
Dritare.net
Deputeti Ferdinand Xhaferaj ishte i ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në DritareTv.
Xhaferaj ka bërë një analizë ku tregon të gjithë arsyet që sipas tij nuk do ta lejojnë PD të shpallet fituese e zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas deputetit Sali Berisha është përgjegjës se përse këto zgjedhje përfaqësohen nga një opozitë të pa fuqishme për të sjell rotacion politik.
“Në këto zgjedhje ne po futemi me një opozitë të pafuqishme për të bërë formacionin politik, sepse nuk e ka pasur objektiv. Fillimi dhe fundi i këtyre zgjedhjeve është i qartë: Rama do marrë mandatin e katërt, ndërsa Berisha po synon të ketë një grup parlamentar për hallet e veta dhe për tu marrë me axhendën e vet personale.
Ndaj mua më vjen keq sepse kjo ka sjellë një dekurajim të madh të demokratëve dhe unë kam frikë se do ketë një bojkot të madh të votuesve.
Sali Berisha për mua nuk është zgjidhja është problemi në PD, dhe problemi duhet eliminuar. Çdo gjë e ka një fund dhe njeriu duhet ta kuptojë vetë se kur duhet të tërhiqet”, u shpreh Xhaferi në Dritare TV./L.F-dritare.net

















