
Më 9 maj nis "Giro d’Italia". Ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në Tiranë!
Dritare.net
Shqipëria bëhet epiqendra e sportit ndërkombëtar! Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë sportive dhe turistike.
Tre etapa magjepsëse – Durrësi, Tirana dhe Vlora – do të jenë mikpritëset e kësaj sfide spektakolare, ku 180 çiklistë profesionistë, ndër kampionët më të mëdhenj të botës, do të garojnë në rrugët tona, nën ritmin e adrenalinës dhe bukurisë shqiptare.
Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj rreth orës 13:30, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.
Ky eveniment nuk është vetëm një garë sportive – është një dritare e madhe për ta treguar Shqipërinë në gjithë botën: një vend që gërsheton bukurinë natyrore me mikpritjen, historinë dhe energjinë e një kombi që ecën gjithmonë përpara.
Për garantimin e organizimit në nivelin më të lartë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara.
Si ndryshon qarkullimi i automjeteve:
1. Ndalimin e garkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes së aktivitetit madhor "Giro d'Italia Grande Partenza 2025", gjatë tre tureve të para të zhvilluara në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 13:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së parë, konkretisht në rrugët:
- Rruga "SH3 (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin Teg)";
- Rrethrrotullimi "Teg" deri te rrethrrotullimi "Sauk", - Rruga e "Elbasanit", Blv. "Bajram Curri", rruga "Ali Shefqeti", rruga "Alajdin Frashëri"; - Rruga "Rexhekrit", rruga "Sh54" — "Unaza Madhe", rruga "Sotir Çaci";
- Rruga "Xhanfize Keko", rruga "Arkitekt Kasemi", Blv. "Zhan D'Ark" dhe Blv "Dëshmorët e Kombit".
1.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë: - Linja Nr. 2 "Teg — Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik
- Ish Stacioni i Trenit" do të devijojë tek sheshi "Ëillson" për në rrugën "Sami Frashëri". - Linja Nr. 5/a "Ish Kombinati i Autotraktoreve — Qendër", pezullohet perkohësisht.
- Linja Nr. 8 "Qendër - Sauk i ri - Teg/ Sauk i vjetër/ Sanatorium", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - Jordan Misja" (segmenti a; segmenti b ), pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a "Marteniteti i Ri -Qendër", degëzimi 10/b "Mihal Grameno - Qendër" dhe degëzimi: 10/c "Rrethrrotullimi Shkozë - ish Fusha e Aviacionit" pezullohet përkohësisht.
- Linja nr. 11 "Porcelan, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 13 "Tirana e Re" do të devijojë tek sheshi "Ëillson"në rrugën "Sami
Frashëri".
- Linja Nr. 16 "Linja e Gjelbërt", pezullohet përkohësisht
- Linja Nr. 13 -Tiranë - Baldushk - Tirant, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 1 -Tiranë - Petrelë - Tiranë", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 3 "Tiranë - Farkë-Tiranë", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 9 "Tiranë - Bërzhitë - Tiranë, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 5 "Tiranë - Dajt - Tiranë, pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 16/2 "Tujan", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 16/7 "Lanabregas", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 11 "Tiranë - Krrabë - Tiranë", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 14/11 "Vrap", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 15 "Tiranë - Shëngjergj - Tiranë, pezullohet përkohësisht.
1.2 Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të automjeteve në shërbim të eventit, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 09.05.2025, në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit", segmenti i rrugës mbrapa "Pallatit të Kulturës" si dhe në brendësi të "ish Gardës së Republikës".
1.3 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në segmentet rrugore si më poshtë:
- Në "Unazën e Madhe" e qytetit, rrugën "Perlat Rexhepi", rrugën "Abdyl Frashëri", rrugën "Ismail Qemali" dhe në rrugën "Ali Demi".
2. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e Etapës së dytë, konkretisht në rrugët:
- Tek Sheshi "Skënderbej, rruga "Urani Pano", rruga "Ded Gjo Luli", rruga "Ibrahim Rugova", rruga "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Blv "Gjergj Fishta", rruga "Muhamet Gjollesha", Blv "Bajram Curri", rruga "Ibrahim Rugova", rruga "Lek Dukagjini", rruga "Dervish Hima" dhe në rrugën e "Elbasanit".
2.1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
- Linja Nr. 1/a "Selitë - Kristal - Qendër - ish Stacioni i Trenit - Allias" , linja nr. 1/b, "Kodra e Diellit - Kristal - Qendër - ish Stacioni i Trenit - Allias", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr.2 "Teg Sauk i vjetër Kopshti Zoologik - Ish Stacioni i Trenit", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr.3 "Kashar" (degëzimi 1 orar; degëzimi 1 antiorar; degëzimi 2), pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr.4 "Qendër - QTU - Megatek - City Park" devijohet tek sheshi "Karl Topia"
- Linja Nr. 5/a "ish Kombinati i Autotraktoreve - Qendër", pezullohet përkohësisht. - Linja Nr. 5/b "Institut - Qendër" devijohet tek sheshi "Karl Topia".
- Linja Nr.6 "Laprakë" devijohet tek sheshi "Karl Topia"
- Linja Nr. 8 "Qendër - Sauk i Ri - Teg/ Sauk i vjeter/ Sanatorium" devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.
- Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - Jordan Misja" (segmenti a; segmenti b) devijohet tek Fakulteti i Ekonomikut.
- Linja Nr. 10 me degëzimet: degëzimi 10/a "Marteniteti i Ri - Qender", degëzimi 10/b "Mihal Grameno - Qender" dhe degezimi: 10/c "Rrethrrotullimi Shkozë - ish Fusha e Aviacionit" .
- Linja Nr. 12 "Uzina Dinamo e Re - Sharre", pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 13 "Tirana e Re" (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 15 "Kombinat - Kinostudio / Tufine (degëzimi 1 "Kombinat - Kinostudio"/ degezimi 2 -Kombinat - Tufine"), pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 16 "Linja e Gjelbert" (sensi orar / sensi antiorar), pezullohet përkohësisht. 2.2. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si me poshtë:
-Në rrugët -Ibrahim Rugova" deri te rruga "Perlat Rexhepi", rrugen "Abdyl Frasheri", rrugen "Ismail Qemali". rrugën "Papa Gjon Pali II", dhe në rrugën"Dervish Hima".
3. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe lirimin e parkimit nga ora 06:00 e datës 9.05.2025, deri në orën 23:00 të datës 10.05.2025, në rrugët brenda ish Gardes së Republikës. Rruga -Abdyl Frasheri", "Urani Pano", rruga mbrapa Pallatit të Kulturës me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit dhe segmentin e Blv "Zogu I" nga kryqëzimi me rrugen "Dervish Hatixhe" deri në kryqëzimin me rrugen "Urani Pano".
4. Qarkullimi i mjeteve të emergjences dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme."/K.C/dritare.net

















