
Rama u kërkon falje korçarëve: E përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë pasdite takimin elektoral përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama u kërkoi falje qytetarëve të Korçës që e bëri personazh pak para zgjedhjeve.
"Dua ta filloj me një ndjesë për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët e Korçës, që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonist i një shfaqjeje porno-politike në Pallatin e Sportit, ku besoj unë Këneta i dha të gjithë Korçës dhe të gjithë korçarëve të gjitha arsyet pse duhet parë dhe nuk duhet votuar kurrë më nga Korça. Kurrë! Për hir të së vërtetës, historia ishte shumë e thjeshtë, më tregoi Niko një video të një deputeti të Kënetës në një kafe ku kishte vetëm burra dhe ky deputeti bënte ‘vu vu vu’ dhe ata çoheshin dhe thoshin ‘bravo’.
Dua ta filloj me një ndjesë për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët e Korçës, që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonist i një shfaqjeje porno-politike në Pallatin e Sportit, ku besoj unë Këneta i dha të gjithë Korçës dhe të gjithë korçarëve të gjitha arsyet pse duhet parë dhe nuk duhet votuar kurrë më nga Korça. Kurrë! Për hir të së vërtetës, historia ishte shumë e thjeshtë, më tregoi Niko një video të një deputeti të Kënetës në një kafe ku kishte vetëm burra dhe ky deputeti bënte ‘vu vu vu’ dhe ata çoheshin dhe thoshin ‘bravo’.", tha Rama./K.C/dritare.net

















