Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama thirrje emigrantëve të Greqisë: Hapini zarfet dhe votoni, nuk ka kohë!

Rama thirrje emigrantëve të Greqisë: Hapini zarfet dhe votoni,

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Pogradec në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve i ka çuar një mesazh emigrantëve të Greqisë që të nxitojnë të votojnë.

"Dua të përfitoj nga rasti dhe këtu t’u them atyre që janë në emigracion, ku ka pasur probleme ditët e para me shpërndarjen e zarfave nga DHL, që tani është momenti, që pothuajse zarfat janë shpërndarë në masën 90 për qind; në këtë orë ata t’i hapin, t’i mbushin, të vënë shenjën te 5 dhe t’i nisin. T’i nisin sepse për ta 11 Maji është shumë konkret. Ata, akoma sot, nuk kanë ende pasaportën dhe nuk kanë më sigurinë e qëndrimit."-tha Rama./K.C/dritare.net