
A është fiksimi për pastërtinë një problem psikologjik! Ja çfarë thotë psikologia!
Dritare.net
Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë e cila e vuaj shumë sjelljen time. Unë jam shumë e fiksuar me pastërtinë dhe kam frikë nga papastërtia. Fillon të më kap ankthi kur e mendoj apo shoh diçka jo shumë të pastër. Jam shumë e fiksuar me ketë sjellje. Të lutem ç’mund të më thuash në lidhje me këtë gjendje? Ju falënderoj!
Psikologia Enertila Bekteshi përgjigjet
Përshëndetje Lexues të Dritare.net
Njerëzit që vuajnë nga kjo fobi përjetojnë siklet të fortë edhe thjesht duke imagjinuar se vijnë në kontakt me papastërtitë . Kjo frikë çon në zbatimin e sjelljeve dhe ritualeve obsesive të pastrimit mbi veten dhe mjedisin që rrethon subjektin e përfshirë. Frika ngjallet nga kontakti me objekte ose situata specifike dhe mund të shkaktohet , nga kontakti ose afërsia me njerëz në kushte johigjienike të pasigurta ose në vende publike potencialisht të kontaminuara.
Në këtë situatë, çdo gjë që mund të ndotë trupin e shkakton stres dhe ankth, i cili gjen lehtësim të menjëhershëm vetëm nëpërmjet ritualeve të vazhdueshme dhe obsesive të pastrimit. Kjo frikë mund të komprometojë ndjeshëm shëndetin e personit dhe marrëdhëniet shoqërore. Shkaqet kryesore psikologjike të frikës nga papastërtia mund të jenë ekspozimi ndaj traumave të karakterizuara nga higjiena e dobët por edhe nga edukimi mbi higjienën.
Mendimi i vazhdueshëm për pastërtinë, që shpesh shihet si një kënaqësi e thjeshtë që rrjedh nga të pasurit e një shtëpie perfekte, mund të fshehë një rrënjë më të thellë të lidhur me një nevojë të tepruar për kontroll që mund të çojë në ankth dhe, në rastet më serioze, në çrregullime psikologjike .Për të luftuar frikën nga papastërtia e dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim unë do t’ju sugjeroja si hap të parë njohjen e gjendjes tuaj dhe të vendosësh të punosh në mënyrë aktive për ta kuptuar më mirë atë dhe për të kuptuar se si ta zgjidhësh problemin. Qëllimi është të normalizoni frikën tuaj , duke e çliruar veten.
Përpiquni të dilni dhe të takoni të dashurit dhe miqtë tuaj, të cilët mund të bëhen një mbështetje e çmuar drejt shërimit. Praktikimi i ushtrimeve të frymëmarrjes diafragmatike mund t'ju ndihmojë që të menaxhoni më mirë ankthin e shkaktuar nga kjo gjendje. Është e rëndësishme që t’ju them se përgjigjet individuale ndaj kësaj frike mund të ndryshojnë shumë dhe mund të jenë komplekse dhe të varur nga faktorë të shumtë . Këshillat profesionale nga një psikolog mund të jenë të dobishme për të kuptuar dhe adresuar më mirë këto dinamika që ju keni.
Ndaj ju sugjeroj gjithashtu konsultimi me një psikolog do t’ju ndihmojë edhe më tepër. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë në situatën tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net

















