Na ndiqni edhe në

Opinione

Po mua më gjete për punë, o bir!

ChatGPT Image Jun 27, 2026, 10_11_21 PM.png


Nga Xhensil Shkembi


Më merr një mikeshë në telefon para nja dy javësh. Biznesmene në fasoneri. Më kërkoi nja 20 punonjëse për rrobaqepësinë e saj. Ka rreth 200 punonjëse. E kërkon ta rritë ende punën. E me idenë e shkreta, meqë unë njoh shumë gra nga fshati ose që kanë nevojë për punë, më thotë; "Sill kë të duash. Do punojnë 8 orë, 500 rrogën minimale e po arritën normën, u shkon 600-700"

E filloj marr unë ca nga këto gratë që përherë kur më takojnë, më thonë; "Po një punë o te kërkova. Një punë s'ka për mua? Po ku na del o, duhen rritur fëmijët. Ky burri vetëm pi"

E që thoni ju, bëj nja 7-8 telefonata i lumtur unë, se thashë, do shpëtoj ato, do nisin punë po e unë do jem rehat.

Njëra më tha; "Po ku më lë burri mua në rrobaqepësi e ti. Më thotë që më rri kurrizi shtrembër aty"

Tjetra më tha; "Ua, u lodhe me këtë punën. Unë thashë ndonjë pastruese në shtet ore"

Ndërsa kjo e fundit ishte perlë. "Po mirë o bir, do vete unë, po të më bëjë kështu, nga këto që vetëm shohin. Se ku bëjnë gishtat e zeza timet, për rrobaqepësi të duken këto duart? Me dërgon djali lek nga Gjermania, vetëm krem që i lyej vete 100 mijë de"

E kështu që thoni ju. Ende jemi në kërkim. Ndryshe, siç është ajo meseleja, sa të vihet puna në vijë, le të punojnë vet ca kohë .