Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edhe 3 ditë për t’u bërë pjesë e rrjetit MIA/ Rama: Kërkojmë talent, energji dhe ide

Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar se kanë mbetur edhe tre ditë nga afati për aplikimet për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA, duke ftuar profesionistë, ekspertë dhe krijues të rinj t’i bashkohen strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se Agjencia për Media dhe Informim kërkon kandidatë dhe bashkëpunëtorë nga fusha të ndryshme, nga gazetaria dhe komunikimi te teknologjia, inteligjenca artificiale, dizajni, videoja dhe analiza e të dhënave. Sipas kryeministrit, deri tani numri i aplikimeve ka kaluar mbi 100, ndërsa afati përfundimtar është 10 shtatori, ora 23:00.


Postimi i plotë

"Dhe tre ditë për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA!

Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë fton profesionistë, të rinj (jo thjesht në moshë po në mendësi:-), ekspertë dhe krijues që të na bashkohen në këtë fazë të re reformimi.

Ftesa ka dy mundësi:

Puno me ne

Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

Bashkëpuno me ne

Propozo një ide, projekt apo zgjidhje për përmirësimin e komunikimit publik.

Kërkohen aftësi dhe ide në komunikim, media, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn dhe analizë të dhënash.

Nëse je gazetar, krijues, dizajner, programues, ekspert i teknologjisë apo ke qoftë edhe një ide se si mund ta bëjmë komunikimin publik më të mirë, apliko për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA ose bashkëpunëtor i Agjencisë për Media dhe Informim.

Ne kërkojmë talent, energji, ide e mbi të gjitha vullnet për kontribute të reja në komunikimin publik të së nesërmes dhe premtojmë një proces vlerësimi meritokratik të çdo kandidati. Sepse ne duam thjesht më të mirët.

Deri tani kemi marrë një numër surprizë aplikimesh që sapo ka kaluar mbi 100?

Apliko në: [email protected]

Afati: 10 shtator 2026, ora 23:00.", shkruan Rama./K.C/dritare.net