Rama shkon në Vlorë. Zbulohet projekti për Parkun Aulona
Monday 7 September 2026, 17:05
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Universitetin e Vlorës, ndërsa më pas është ndalur në Parkun Aulona, përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.
Gjatë vizitës në këtë zonë, Rama ka deklaruar se Parku Aulona do të kthehet në një hapësirë publike, duke u transformuar në një lulishte dhe zonë të gjelbër në shërbim të qytetarëve të Vlorës.
Projekti parashikon që zona të marrë një funksion të ri urban dhe të shndërrohet në një hapësirë të aksesueshme për banorët, në një nga pjesët qendrore të qytetit./dritare.net