
Google është motori më i madh i kërkimit në botë dhe është një nocion i zakonshëm që di gjithçka. Kështu kurdoherë që ne nuk dimë një gjë, thjesht e kërkojmë në Google dhe e gjejmë.
Google është vendi në të cilin gjen informacionin e nevojshëm për çdo sferë të jetës. Po përveç faktit se Google ka përgjigje për pothuajse çdo pyetje, njerëzit duhet të shmangin kërkimin e disa gjërave, pasi rezultatet e kërkimit mund t’ju prekin emocionalisht dhe pamjet mund të jenë shqetësuese. Dritare.net ju sjellë një listë prej 15 gjërash që nuk duhet t’i bëni në Google.
1. Mushkëritë e dëmtuara nga duhani
Pirja e duhanit është një zakon i keq dhe dëmtues i shëndetit. Të gjithë e dinë se është i dëmshëm, dhe nuk është e nevojshme të kërkohet për imazhe të mushkërive të dëmtuara nga duhani, sepse janë foto shqetësuese. Dritare.net sugjeron të përpiqeni t’i shmangni.
2. Ushqimin tuaj të preferuar
Po, është e vërtetë, ju nuk duhet të kërkoni në Google ushqimin tuaj të preferuar. Kjo sepse, duke parë një pjatë të mirë do t’ju shtojë oreksin. Duhet t’i shmangni, sidomos në orët jo të përshtatshme për të ngrënë apo gatuar.
3. Kafshët e frikshme
Ka një numër të madh kafshësh që njerëzit i kanë frikë , sepse janë të rrezikshme. Ju mund të ndiheni të frikësuar nga pamjet e këtyre kafshëve, sidomos nëse keni fobi.
4. Simptomat shëndetësore
Ju ndonjëherë kur ndjeni diçka që nuk shkon mirë me shëndetin tuaj, jeni të prirur të kërkoni në Google për këtë simptomë. Duhet ta shmangni këtë praktikë, sepse shkrimet në Internet nuk janë të ekspertëve mjekësorë. Dritare.net ju këshillon të takoni mjekun për çështjet shëndetësore.
5. Lëkura
Kur kërkoni në Google për alergjitë e lëkurës apo sëmundje të lëkurës. Do t’ju dalin imazhe që do iu prishin ditë. Prandaj nëse keni probleme me lëkurën vizitoni një dermatolog.
6. Kancerin
Kur mësoni shumë gjëra për kancerin ju do të bëheni me fiksime.
7. Për veten
Privatësia është gjithmonë në rrezik në median online, kështu nëse kërkon në Internet mund të gjesh gjëra jo të mira për veten ose nuk do të gjesh asgjë. Të dyja rastet janë të pakëndshme.
8. Video lindjeje
Lindja e një fëmije është një proces shumë i dhimbshëm për një grua siç mund ta kemi parë në filma dhe seriale televizive. Sidoqoftë, në realitet është shumë më shqetësuese, kështu që do të ishte më mirë nëse nuk do t'i shikonit video lindjeje, pasi kjo mund të shkaktojë frikë të vajzat dhe pastaj nuk do të duan kurrë të bëhen nëna.
9. Si të hiqni pikat e zeza në fytyrë
Pikat e zeza në fytyrë janë një nga gjërat më irrituese që shqetësojnë vajzat dhe djemtë.
Ju, gjithmonë duke kërkuar në Google mendoni se do gjeni zgjidhje, por videot të cilat Google ofron nuk janë edhe aq të bukura për t’u parë. Sigurisht, duke ndjekur udhëzimet në video , ju do të dëmtoni edhe lëkurën tuaj.
10. Gjërat e paligjshme dhe kriminale
Shmangni pyetjet e tilla si: Si të formojmë një bombë atomike, si të kryejmë një krim etj. Këto lloj kërkimesh gjurmohen gjithmonë, dhe mbase ndonjë ditë policët do të ndodhen para shtëpisë tuaj, nëse e keni kërkuar një nga këto pyetje.
11. Qeni Peanut
Qeni gjitmonë ka qenë një kafshë shumë e dashur e njeriut, por qeni Peanut është një nga qentë më të shëmtuar dhe mbase pamjet e tij mund t’ju trembin./dritare.net

















