
Kryemadhi del nga SPAK-u: Çfarë u kërkova agjentëve të BKH-së!
E Hënë 5 Maj 2025, 16:04
Dritare.net
Monika Kryemadhi ishte sot në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë detyrim paraqitje. Pasi doli nga SPAK-u, Kryemadhi tha se oficerëve të BKH-së u kërkoi votën për babanë e fëmijëve të saj, Ilir Metën.
“Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu që më dilte përpara Sigurisht që kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj deri më 11 Maj. Vetë ata atje brenda e kuptojnë se mënyra e përdorimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama i vendos në një pozitë të vështirë“-u shpreh Kryemadhi./K.C/dritare.net

















