
Doktorit i kishte ardhur në majë të hundës nga talljet që i bënte Rama ndaj vendosi t’i përgjigjej njëherë e mirë nga mbledhja me minatorët në Bulqizë:
Berisha: Jemi mbledhur këtu në Milano.
Flamuri: Jemi në Bulqizë doktor.
Berisha: Dakord. Pra jemi mbledhur këtu në Bulqizë të diskutojmë për hallet dhe problemet që keni ju si naftëtarë.
Lela: Doktor këta janë minatorë.
Berisha: Ou?! Po njësoj janë, apo jo?
Lela: Aty afër doktor, vetëm se këta shpojnë horizontalisht ndërsa naftëtarët vertikalisht.
Berisha: Shumë mirë pra, njësoj qenkan. Pra jemi mbledhur këtu që të diskutojmë hallet tuaja. Çmimi i naftës në botë ka ra fare kurse Edvin Rama nuk e ul për kiamet. Po me çfarë do punojnë makinat or zotëri, me krom të papërpunuar? Prandaj unë zotohem që sa të vij në pushtet ta bëjmë çmimin e kromit 120 lek për litër. Dhe i them atij Noizy-t, lëre Lamborginin. Hajde këtu dhe shiko kushtet e minatorëve para se të kërkosh votën e tyre
Lela: Doktor, Noizy është këngëtar.
Berisha: D.m.th tip Stresi jonë?
Lela: Po, por më i famshëm.
Berisha: Po pse nuk e kemi marrë ne?
Lela: Ai është nipi i Lumturie Rexhës, ish-kryetare e gruas në kohën e komunizmit.
Berisha: Po pse nuk e mbaj mend unë këtë zonjën? Nuk kemi qenë në një organizatë partie? Shikoni or zotërinj, se pinjollët e Ballit dhe zogistëve duan të na marrin pushtetin. Por partia jonë nuk do lejojë që borgjezët të shfrytëzojnë klasën punëtore, që minierat t’i marrin kapitalistët dhe punëtorët të kthehen në skllevër të oligarkëve.
Lela: Doktor, mos e zgjat se ballistët i kemi në koalicion kurse oligarkët nuk do na japin lekë për fushatën pastaj.
Berisha: Po për Edvinin të them ndonjë gjë? A ta them që mos t’i hipi më Lamborghinit të Noizy-t.
Lela: Lere më mirë se ai nuk i jep makinës.
Berisha: Punë e madhe. As unë nuk i jap por ja, ia kam hipur dhe drejtuar tre herë këtij vendi.
Lela: në fakt e ke karamboluar saqë nuk kishte shoqëri sigurimi ta paguante. E lemë për një herë tjetër doktor./dritare.net

















