Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ferdinand Xhaferaj: Dua që Sali Berishës t'i hiqet non-grata!

Ferdinand Xhaferaj: Dua që Sali Berishës t'i hiqet non-grata!

Deputeti Ferdinand Xhaferaj i ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në DritareTv tha se pavarësisht kritikave të forta për organizimin e PD-së dëshiron që Sali Berishës ti hiqet non-grata.
“Palët kanë hyrë në garë për interesa të kundërta, pra mënyra se si e djathta u konceptua dhe vendimmarrja që pati për këto 3 vite dhe për shumë gjëra të tjera është e formuar në atë mënyrë që nuk e siguron dot rotacionin. Nuk kam dëshirë ta pranoj por këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste.


Që para 3 vitesh kur kam filluar kritikat për mënyrën se si po bëheshin punët në PD, e kam thënë dhe do ta them kam shumë dëshirë që Sali Berishës t'i hiqet non-grata. Dua ti hiqet për mënyrën si e ka drejtuar këtë shtet krahasuar me të tjerët. Berisha mund të jetë i fundit që duhet të kishte atë status. Kam qenë dhe jam mbështetës i SPAK-ut por procesi ligjor që nisi ky institucion ndaj Berishës ishte mbi disa argumente të lëkundshëm këto qëndrime do ti them gjithmonë por këto nuk më bëjnë mua të besoj se PD-ja do ti fitojmë zgjedhjet.”- shpreh deputeti Ferdinand Xhaferaj./E.P-dritare.net