
Ministri Gonxhja njofton hapjen e sezonit turistik 2025: Ja oraret për të vizituar muzetë, kalatë dhe sitet kulturore
E Hënë 5 Maj 2025, 12:12
Dritare.net
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, përmes një video promovuese, njofton nisjen e sezonit turistik 2025 dhe oraret për të vizituar muzetë, kalatë dhe sitet kulturore.
Ministri thotë se nga data 5 maj dhe deri më 31 Tetor, të gjitha muzetë, parqet arkeologjike, kalatë dhe sitet e tjera kulturore në vend, do të jenë të hapura për vizitorët çdo ditë të javës, ora 09:00 – 19:00./L.F-dritare.net

















