Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Tha se ka qenë banorja më pak inteligjente e BBV 4, Valbona i përgjigjet Arbër Hajdarit

Tha se ka qenë banorja më pak inteligjente e BBV 4, Valbona i

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Valbona Mhilli, i është përgjigjur deklaratës së Arbër Hajdarit, i cili pak ditë më parë e cilësoi lojtaren më pak inteligjente te BBV.

Pjesë nga intervista:

Arbër Hajdari pak ditë më parë te “Ftesë në 5” të quan si banoren më pak inteligjente të këtij edicioni. Por që kjo banorja më pak inteligjente zgjati 3 muaj e ca. Ke një përgjigje për t’i dhënë Arbrit nga ‘Mos i bjer me top’?

"Unë shoh se për Arbrin nuk ka mbaruar akoma “Big Brother”. Po jep ato mendimet në karrige tjetër e që mendon se është te kolltuku i kuq, edhe i duhet t’i japë disa mendime. Nuk jam dakord me atë çfarë thotë Arbri, megjithatë nuk besoj që një banore jo inteligjente, një banore jo o fortë mund të arrijë të jetë brenda Big-ut 3 muaj e 5 ditë siç ka qenë Valbona.

Kam përshtypjen që Arbri nuk ka qenë mirë në ato momente sepse ai nuk arriti kurrë të kuptonte se si duhet trajtuar një vajzë brenda shtëpisë së “Big Brother”, imagjino jashtë se ça mund të themi. Kjo ishte për batutë. Megjithatë Arbri është nga ata të cilët krijojnë reaksion nëpër intervistat e tyre. Mund të them tani Arbër Hajdari është Arbër Hajdari, kështu që ja pranojmë edhe atë që komenton post “Big Brother”.", tha Valbona./K.C/dritare.net