Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi, jetike për Shqipërinë

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi, jetike për

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DiritareTV foli për Reformën në Drejtësi. Xhafaj u shpreh se kjo reformë ishte një domosdoshmëri për Shqipërinë, për shtetin shqiptar. Reformimi i drejtësisë thotë Xhafaj, ishte një projekt jetik për zhvillimin e vendit.

"Reforma në Drejtësi ishte një domosdoshmëri dhe nga një projekt kushtetues në letër sot është një realitet që ka sjellë ndryshim të rëndësishëm në disa aspekte. Së pari në jetën shoqërore të vetë vendit, në opinionin shoqëror te qytetarët, te jeta institucionale te funksioni i shtetit dhe së fundmi te vetë drejtësia, si një shërbim publik i rëndësishëm për vetë shtetin e së drejtës. Nga kjo pikëpamje Reforma në Drejtësi ishte e domosdoshme, jetike dhe një projekt që duhet çuar deri në fund.
Reformimi i drejtësisë ishte një projekt jetik për zhvillimin e vendit. Reforma në drejtësi ka sjellë disa vlera substanciale. Së pari ndarja e qartë e pushteteve.
Askush nuk ndikon dot më në drejtësi. Mekanizëm kushtetues dhe ligjor nuk ka askush për të ndikuar. Nuk kanë as vetë njerëzit e drejtësisë. Nëse ne do të respektojmë frymën e kushtetutës dhe normën e ligjit. Kushdo që bën të kundërtën është në shkelje të pastër të ligjit duke bërë një vepër penale.
Një prokuror apo gjyqtar vendos të ndërmarrë iniciativën për të ndërhyrë në drejtësi, duhet ta pranojë që ka shkelur ligjin. Pra me kushtetutë dhe me ligj ne kemi garantuar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë nga dy sistemet e tjera, nga pikëpamja e funksionalitetit.
Nëse dikush nga prokurorët apo gjyqtarët vendos të varet apo vetëvaret, kjo është një zgjedhje.”, u shpreh ish-ministri Xhafaj në DritareTV./dritare.net