
Gjirokastër/ Nxënësi 17-vjeçar hidhet nga dritarja për një bast 10 mijë lekë
E Martë 6 Maj 2025, 16:04
Dritare.net
Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, A. M., 17 vjeç, është hedhur nga dritarja e katit të dytë të shkollës.
Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ka pësuar dëmtime në gjymtyrë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit mësimor, në prani të shokëve të klasës dhe stafit pedagogjik. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore dhe dëshmive të mbledhura nga policia, mësohet se ngjarja lidhet me një bast të vendosur mes nxënësve. Tre shokë të tij kanë deklaruar në polici se adoleshenti u hodh për një bast prej 10 mijë lekësh të vjetra./K.C/dritare.net

















