Na ndiqni edhe në

Shqip

Studiuesi: Çfarë mësohej për Skënderbeun në shkollat amerikane, 200 vjet më parë!

Studiuesi: Çfarë mësohej për Skënderbeun në

Halit Daci ka shkruar dy libra për Skënderbeun, “Skanderbeg” dhe “Iskander, Soldier of the Cross”. Për të shkruar këta dy libra, të botuar vetëm në anglisht, studiuesi u mbështet në studimet, dramat, poezitë, pikturat e autorëve anglezë dhe amerikanë. Në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga më emisionin Shqip në DritareTV zoti Daci tregon se si mësohej për Skënderbeun në shkollat amerikanë para 200 vjetësh, përmes një libri me ilustrime.

“James Carroll Mansfield ka shkruar historinë e Skënderbeut përmes ilustrimeve në vitin 1929 dhe 1930 deri në vitin 1945. Ky libër me figura tregon historinë e Skënderbeut që nga koha kur ka qenë fëmijë, deri sa ka shkuar në Perandorinë Otomane dhe kur u kthye në Shqipëri për të luftuar kundër turqve për shumë vite. Piktori ishte i njohur në atë kohë dhe ai jetonte duke bërë ilustrime të njerëzve të famshëm të botës. Ai ilustroi edhe Skënderbeun, për ta botuar në gazeta. Ka bërë dy histori “Historia e Skënderbeut”-1929 dhe pastaj “Historia Skanderbeg” e botuar në tri pjesë dhe konkluzione. Kjo histori është botuar në shumë gazeta amerikane. Këto piktura me histori të ilustruar janë botuar në shumë gazeta, revista. Madje janë mësuar edhe në shkolla amerikane, rreth viteve 1934. Një nga profesorët që e ka lexuar këtë libër është dhe Nikolas Pano. Më kontaktoi pasi botova librat dhe më tha se i kujtohej që kishte mësuar për Skënderbeun në shkollë përmes autorit James Carroll Mansfield. Ishte një libër që qe botuar me histori të ilustruara dhe titullohej “Higliht pf histori”. Është mjaft e lehtë për ta mësuar historinë e Skënderbeut përmes këtyre pikturave. Mund të përdoret edhe sot në shkollat tona në Shqipëri.”, tha Halit Daci në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV./K.C/dritare.net