
Rama nga Kavaja: Më mirë mos votoni fare se të hidheni në kënetë!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Kavajë në një takim me simpatizantët e PS-së pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Rama u tha kavajasve që mos dalin të votojnë për Berishën të dielën.
"Kemi sjellë këtu mamicën (Spiropalin), kryetaren e Kuvendit, Milvën, Edin që është çuni juaj. Me të gjithë këta bashkë kemi sjellë edhe kryeministrin e luftës së Kosovës, tanimë një figurë e historisë së PS, por edhe protagonist i ndryshimeve demokratike. Gjithmonë një urë paqeje dhe mirëkuptimi me të gjithë. Nëse Kavaja do që ta rimarrim nga e para me vrull transformimin e qytetit, duhet të na votojë ne.
Nëse Kavaja do që të mos mungojë në takimin historik në 11 maj, drejt statusit të ri të shqiptarit të Europë, duhet të bëhet shumicë për PS-në.
Ne shkojmë në zgjedhje për të zgjedhim kalin më të fortë që çon para karrocën. Si mund të vazhdohet, se ma tha një zonjë na kanë thënë që ne të kujdesemi për të moshuarit, si qenka tani të zgjedhim një të moshuar të na qeverisë.
Ata që e kanë kaq problem fytyrën time, që më kanë problem mua dhe nëse ka një qelizë komunizmi që jeton akoma është te truri i vogël i bufit të kënetës, ata të mos shkojnë fare në votim. Jo të hidhen në kënetë. Ne mezi e nxorëm Kavajën nga këneta.", tha Rama./K.C/dritare.net

















