Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kërkimet për 29-vjeçarin në Klos/ Haki Çako: Operacion shumë i vështirë

Kërkimet për 29-vjeçarin në Klos/ Haki Çako:

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka shkuar në Klos për të ndjekur nga afër si po shkojnë kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri i cili u zu poshtë së bashku me eskavatorin me të cilin punonte gjatë përpunimit të kromit.

Cako shprehet se është një operacion shumë i vështirë, pasi shtrirja e kërkimeve shkon në 4-5 km.

“Shprehim ngushëllimet tona për familjen për humbjen e djalit të tyre. Janë angazhuar dhe vijojnë të punojnë intensivisht pothuajse të gjitha strukturat, njësitë e emergjencave civile, të bashkisë, të prefekturës dhe strukturave të tjera qendrore, në drejtimin e ekspertëve. Është një operacion jashtëzakonisht i vështirë, pasi shtrirja e kërkimeve shkon në 4-5 km. Do të vëmë në punë të gjitha kapacitetet deri në gjetjen e të riut”, shprehet Haki Cako./K.C/dritare.net