
Rama në Elbasan: Kur po vija këtu, më zuri frika mos dilte Tomori dhe më hante të gjallë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama takoi sot qytetarët e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij Rama foli për drejtuesin politik të PD-së, në Elbasan, Tomor Alizoti. Rama u shpreh se, kur ishte rrugës për në Librazhd paraditen e sotme, kishte ndier frikë se mos Ludoviku dilte dhe e hante të gjallë, duke ironizuar kështu deklaratën e Alizotit disa ditë më parë.
"Sot paradite shkova në Librazhd dhe pata një moment, që më kapi frika kur po i afrohesha Librazhdit, mos më ha Tomor Alizoti të gjallë. Shoh sa andej, këndej, dhe s’e pashë asgjëkundi Ludovicun. Tani që ju shoh juve, mendova me vete: e kupton ti, mor Tomor, se çfarë do me hëngër të gjallë apo jo? Se ka një fjalë të madhe populli shqiptar, Tomor: tamaja e madhe të lë pa gjo. Po me çfarë shoh unë, ty tamaja e madhe do të lërë pa zë. O Tomor, mor Ludovik, ke gjet njerëzit më të gabuar, ke gjet vendin më të gabuar me u ngatërru, mor Tomor. Se më del para syve Tomorri dhe më del në datë 12. Ndërkohë, Tomorri nuk e mendoi hiç dy herë përpara se të vinte këtu, që këtu ishte Luçiano fake Pavarotti dhe iku. Iku Luçiano fake Pavarotti dhe erdhi një Tomor Alizoti a ka më tallje për Elbasanin?", tha Rama./K.C/dritare.net

















