
Forcat indiane kanë sulmuar Pakistanin me raketa në trei vende, citohet zëdhënësi ushtarak i Pakistanit nga televizioni shtetëror i vendit.
Ka gjithashtu raportime për bombardime intensive dhe shpërthime të zhurmshme në zonat kufitare të shtetit të Kashmirit të administruar nga Pakistani, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës militant ndaj turistëve në Kashmir muajin e kaluar. India akuzon Pakistanin për mbështetjen e terrorizmit ndërkufitar, një akuzë që Islamabadi e mohon kategorikisht.
Një zëdhënës i ushtrisë së Pakistanit thotë se Islamabadi "do t'i përgjigjet këtij [sulmi] në një kohë dhe vend që zgjedh vetë".
"Të gjithë avionët tanë të forcave ajrore janë në ajër. Ky është një sulm i turpshëm dhe frikacak që u krye nga brenda hapësirës ajrore të Indisë", shton zëdhënësi.
Qeveria indiane thotë se forcat e saj kanë nisur "Operacionin Sindoor", "duke goditur infrastrukturën terroriste" në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani "nga ku janë planifikuar dhe drejtuar sulme terroriste kundër Indisë".
Në një deklaratë, qeveria indiane thotë se "nëntë vende janë shënjestruar".
"Veprimet tona kanë qenë të fokusuara, të matura dhe jo-përshkallëzuese në natyrë. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India ka treguar përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën e ekzekutimit./K.C/dritare.net

















