Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që joshin më shumë.

1. Akrepi. Kjo në fakt është shenja më seksuale në zodiak. Besimi në vetvete dhe aftësia për të joshur është aq e madhe saqë arrin edhe në largësi të mëdha. Akrepat i hipnotizojnë të gjithë dhe kushdo mund të bjerë menjëherë në sharmin e tyre.

2. Luani. Personat e kësaj shenje janë të fiksuar pak pamjes dhe ky fiksim jep frytet e veta kur vjen puna tek joshja. Njerëzit tërhiqen fillimisht nga pamja, veshja, flokët, makijazhi e çdo gjë tjetër. Luanët janë krenarë dhe nëse dikush i refuzon, duhet të përgatiten për reagimin.

3. Peshorja. Personat e kësaj shenje janë shumë të zotët në komunikim. Kjo gjë i bën që të tjerët t’iu afrohen e të kenë qejf t’i dëgjojnë. Shpesh kjo aftësi i bën të fitojnë vëmendjen e të gjithëve. Joshja pra vjen spontanisht për ta.

4. Shigjetari. Personave të kësaj shenje astrologjike nuk ju pëlqen t’i bien rreth e rrotull kur joshin, por janë shumë të drejtpërdrejtë. Ata e shprehin menjëherë pëlqimin. Nga ana tjetër shigjetarët kanë shumë humor dhe dinë të joshin me këtë armë dhe me buzëqeshjen e tyre vrastare./ A.S-Dritare.net