Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ferdinand Xhaferaj tregon skenarët: Çfarë ndodh me Berishën pas 11 majit!

Ferdinand Xhaferaj tregon skenarët: Çfarë ndodh me

Deputeti Ferdinand Xhaferaj ishte i ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në DritareTv.
Sipas Xhaferajt, Berisha është përgjegjës se përse këto zgjedhje përfaqësohen nga një opozitë të pafuqishme për të sjellë rotacion politik. Pas 11 majit thotë Xhaferaj, Berisha do të jetë gjenerali i një ushtrie që nuk ekziston sepse do braktiset nga demokratët.

Roland Qafoku: Mbaruan zgjedhjet, humbi PD-ja, fitoi PS-ja mandatin e katërt. Çfarë ndodh me PD-në?

Ferdinand Xhaferaj: Këtu ka një gjë të mirë, ky instinkt, ky reflektim që kanë demokratët nga veriu në jug për të mos marrë pjesë në votime është mesazh i qartë. Që nëse Berisha u rikthye dhe thotë; Unë dua t’ju përdor për agjendën time, ata me këtë qëndrim do t’i thonë: “Boll! Koha jote politike ka mbaruar!” Berisha do mbetet si gjenerali i një ushtrie që nuk ekziston, sepse do braktistet në masë nga demokratët. Mesazh do jetë edhe 11 maji, duke mos shkuar në votime për t’i thënë që largohu. Unë kam konstatuar, që ata do përpiqen që të investojnë për të shpëtuar 2025-ën, që PD-ja të riformatohet, të nxjerrë një lidership të ri./K.C/dritare.net