Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Rama thirrje emigrantëve shqiptarë në Greqi: Ju lutem, zarfet duhen kthyer!

Rama thirrje emigrantëve shqiptarë në Greqi: Ju lutem, zarfet

Kryesocialisti Edi Rama i ka drejtuar përsëri një apel diasporës shqiptare dhe në veçanti asaj në Greqi, ku haset problematika më e madhe me zarfat e pakthyer të votave, që të veprojnë në këto orë të mbetura të afatit me dërgimin e tyre, për të përmbushur një vullnet dhe qytetari, për të ardhmen e Shqipërisë europiane dhe jo për partitë politike.

Nëpërmjet një video-postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri shfrytëzoi hapësirën kohore për të lëshuar thirrjen publike ndaj të gjithë emigrantëve, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Në lutjen e tij, Rama shprehet mes të tjerash:

“Ju lutem shumë, zarfat duhen kthyer! Dje ka pasur një lëvizje pozitive, ju falënderoj të gjithëve, por ka ende shumë zarfa me votën të shpërndarë nga DHL që duhen kthyer për të ardhur në Tiranë dhe për t’u bërë pjesë e lumit të madh kuqezi që do të përmbysë kutitë e votimit të 11 majit dhe do nxjerrë prej tyre një vullnet kuqezi për të përmbushur një mision historik...”.

Kurse në fund nënvizon edhe vlerën e këtij akti qytetarie, për një “dinjitet dhe status të ri qytetaria europiane”.

Mesazhi i plotë i Edi Ramës në Facebook:

“Dua të përcjell përsëri një mesazh, një kërkesë, një lutje, një nxitje, për të gjithë shqiptarët e Greqisë, që janë regjistruar për të qenë zgjedhës në takimin historik të 11 majit, kur do të zgjedhin se kush do qeverisë në 4 vitet e ardhshme, por se çfarë fuqie do i japin Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE brenda 2027-ës dhe për t’u bërë zonjë në sallonin e madh të shtëpisë së Europës së Bashkuar, në Shqipërinë 2030.

Ju lutem shumë, zarfat duhen kthyer! Dje ka pasur një lëvizje pozitive, ju falenderoj të gjithëve, por ka ende shumë zarfa me votën të shpërndarë nga DHL që duhen kthyer për të ardhur në Tiranë dhe për t’u bërë pjesë e lumit të madh kuqezi që do të përmbysë kutitë e votimit të 11 majit dhe do nxjerrë prej tyre një vullnet kuqezi për të përmbushur një mision historik dhe për t’i dhënë shtetit shqiptar, popullit shqiptar, kombit shqiptar, secilit prej fëmijëve tanë dhe çdo idividi që përfaqëson këtë komb, këtë shtet, këtë vend, këtë popull, dinjitetin europian, statusin e ri të qytetarisë europiane”./E.P-dritare.net