Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sali Berisha: Ja çfarë problemi shëndetësor kalova!

Sali Berisha: Ja çfarë problemi shëndetësor kalova!

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka konfirmuar se kohët e fundit ka pasur një problem shëndetësor, duke theksuar se ishte i hapur dhe transparent me publikun për gjendjen e tij.

“Është e vërtetë që kam qenë sëmurë, por unë jam transparent. Një ditë pata problem shëndetësor, dhe e njoftova publikun. Kisha një gjendje virale, e cila kaloi pa asnjë ndërlikim të veçantë. Kjo është”, u shpreh Berisha.

Deklarata e tij vjen në një moment kur ka pasur spekulime rreth shëndetit të tij, duke sqaruar kështu situatën për të gjithë qytetarët dhe mbështetësit e tij./L.F-dritare.net